Giroud dhe ndërhyrja hyjnore që e bindi të qëndrojë te Chelsea

2 Qershor 2020
16:25
Denis Hakanaj
back button

Olivier Giroud ka qenë pa dyshim një nga emrat më të nxehtë gjatë merkatos së janarit. Sulmuesi i Chelsea-t ka qenë afër Lazio-s dhe Inter-it.

Gjithsesi, në fund, sulmuesi kampion i botës me Francën ka qëndruar në Londër dhe synon të kthehet të jetë vendimtar për blutë.

“Në këto muaj kam shfrytëzuar mundësinë time dhe kam shfrytëzuar kohën që më është dhënë nga trajneri. Ia kam shpërblyer besimin trajnerit Lampard”, ka thënë Giroud në një intervistë të dhënë për kanalin zyrtar të klubit.

“Për këtë arsye klubi më ka ofruar rinovimin dhe mundësinë për të qëndruar. Unë dua të fitoj trofe të tjerë dhe do të ishte shumë bukur nëse do ta bëja këtu. Ndër të tjera, nuk doja ta zhvendosja familjen me virusin në qarkullim”.

“Besoj se në njëfarë mënyrë ka qenë një ndërhyrje hyjnore. Unë kam menduar me të vërtetë të largohem nga Chelsea, besoja se do të largohesha, por Zoti ka dashur të kundërtën, ka dashur që unë të qëndroja te Chelsea”, ka thënë Giroud.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit