Giroud do largimin nga Chelsea, Lampard “frenon”! “Kam plane të tjera…”

23 Nëntor 2020
21:21
Telesport
back button

Oliver Giroud gjithmonë e më jashtë Chelseat, duke qenë se francezi nuk po gjen hapësira me Franck Lampard.

Konkurrenca në repartin ofensiv të “Bluve” është e madhe dhe për 34-vjeçarin ka interes nga Italia, Franca dhe MLS.

“Në fillim të sezonit shpresoja se do të jepja kontributin tim te Chelsea, sidomos prej lojërave të mira që kisha zhvilluar në fundin e sezonit të kaluar, duke ndihmuar ekipin të kualifikohej në Champions League.

Nuk jam i shqetësuar për të ardhmen time, por gjërat duhet të ndryshojnë, përndryshe do të jem i detyruar të marr një vendim“, deklaron kampioni i botës për Telefoot.

Por, në anën tjetër, trajneri i Chelsea bën sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe vazhdon ta quajë të rëndësishëm Oliver: “Ai është shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë.

Ai dëshiron të luajë më shumë, unë kam plane në lidhje me të dhe dëshiroj që të qëndrojë me ne. Kam një raport shumë të mirë me të. Nëse dëshiron të largohet, atëherë duhet të ulemi dhe të bisedojmë“, deklaron Lampard.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit