Giuntoli: Duhet durim me Yildiz, por e meriton numrin 10. Savona është “flamuri” ynë

12 Nëntor 2024
8:33
Alfred Lleshi
back button

Ka shumë tema të lidhura me Juventusin, të diskutuara nga Cristiano Giuntoli, kreu i zonës teknike të bardhezinjve, gjatë intervistës së dhënë për “Sky Sport”. Ndër të tjera, për shembull, Giuntoli u ndal te talenti turk, që vesh fanellën me numrin 10, Kenan Yildiz, i cili shënoi të shtunën e kaluar në derbin ndaj Torinos.

Menaxheri thotë për të: “Fanella me numrin 10 është e rëndë te Juventusi, besojmë shumë tek ai, mendojmë se ka cilësi. Megjithatë, ka lindur më 2005, është ende i ri, duhet të dijë t’i përballojë momentet e duhura dhe kthesat e papritura. Duhet durim nga të gjithë, është lojtar i ri, por po ia del mbanë”.

Për një tjetër të ri si Savona, i freskët nga thirrja e tij e parë në kombëtaren italiane nga Spalletti, ai shtoi: “Jemi të lumtur dhe krenarë për të. Savona është një flamurtar i botës së Juventusit dhe i atyre që e kanë rritur.

Ai ka aftësi teknike, fizike dhe gjithashtu moral të lartë. Është djalë i një epoke tjetër, falënderojmë botën e Juventusit që e ka rritur. Mbi të gjitha është i vetëkrijuar, i mban këmbët në tokë dhe do të flitet për të shumë në të ardhmen. Rritja e tij ka qenë e shpejtë si futbollist”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit