Në janar, Juventus i duhet të forcojë mbrojtjen me të paktën një lojtar për shkak të disa dëmtimeve që ka patur kohët e fundit. Emrat e përmendur së fundi janë të shumtë, por duket se është trajneri Thiago Motta ai që ka preferencat e tij.
Sipas “calciomercato”, trajneri i ka bërë një kërkesë të veçantë drejtorit sportiv Giuntoli. Ai i ka kërkuar mbrojtësin kolumbian Jhon Lucumí, që aktualisht luan në Serie A me Bologna.
Thiago Motta e njeh mirë mbrojtësin, duke qenë se e ka patur te ish-skuadra e tij, ndaj kërkon të sjellë në Torino një të besuarin e tij. Kostoja e këtij transferimi pritet të shkojë 15 milionë euro.
Kontrata e lojtarit me Bologna skadon në vitin 2026. Ai ka përvojë si në kampionatin italian ashtu dhe në Champions, ku ka qenë titullar këtë sezon. Një transferim që pritet të mbyllet këtë janar.