Gjarpërinj dhe ofendime, tifozët anglezë kanë tjetër nivel çmendurie

10 Dhjetor 2018
21:40
Eraldo Harlicaj
back button

U tha, u bë! Tifozët e Watford-it kishin premtuar një përformancë speciale për trajnerin e Evertonit, Marko Silva. Numri një i stolit të Evertonit drejtoi ekipin e Watford-it sezonin e shkuar, por mbështetësit e këtij klubi kanë mbetur shumë të pakënaqur nga ai.

Oferta e Evertonit e shpërqëndroi dhe priti me vrap të mbaronte aventurën me Watfordin për të kaluar te Everton-i. Në stadium, tifozët miq kishin premtuar se do të vinin me gjarpërinj dhe fjalët u kthyen në realitet. Tullumbacë në formën e gjarpërinjëve duke i bashkangjitur dhe emrin e trajnerit Silva kanë qenë sot koreografia e stadiumit “Goodison Park”, në sektorin e miqve.

Padyshim trajneri Silva nuk është ndjerë “i mirëpritur” në stadiumin e tij nga ofendimet e ish-tifozëve të tij. Momentalisht, takimi është 1-0 për vendasit, pasi Richarlison shënoi në minutën e 15′. Braziliani shënoi ndaj ish-skuadrës së tij, pasi luajti sezonin e kaluar me Watford-in. 21-vjeçari festoi në maksimum, diçka tjetër që nuk i la shije të mirë tifozëve të Watford-it.

 

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit