Leny Yoro, Mason Mount dhe Tyrell Malacia nuk janë grumbulluar nga trajneri Erik ten Hag për ndeshjen e radhës së Manchester United në fushën e Southampton, të gjithë të dëmtuar për një kohë të gjatë. Ndërsa mbrojtësi Victor Lindelof është ende duke u përballur me një dëmtim në gishtin e këmbës.
Edhe Luke Shaw e Rasmus Hojlund mungojnë në sfidën e radhës, respektivisht me dëmtim të pulpës dhe muskulaturës. Gjithsesi, trajneri holandez shpreson të lojtari i ardhur së fundi në merkato, Manuel Ugarte, i cili mund të bëjë debutimin e tij me fanellën e “djajve të kuq”.
“Rasmus Hojlund dhe Luke Shaw po përparojnë shumë mirë pas dëmtimit, por nuk janë gati për këtë ndeshje. Manuel Ugarte mendoj se është gat. Të gjithë e kemi parë se ai ka luajtur për Uruguain. Ai erdhi pak vonë, por është i disponueshëm për këtë ndeshje”, u shpreh Ten Hag për uruguajanin.