Gjashtë vite kuqezi, Bonaventura shkruan letër lamtumire nga Milani!

5 Gusht 2020
11:51
Telesport
back button

Aventura e Giacomo Bonaventura në Milano ka përfunduar. Edhe pse shpresoi deri në fund për rinovimin e kontratës, nga drejtuesit kuqezi nuk mbërriti asnjë telefonatë.

Mesfushori 31-vjeçar ishte gati edhe të pranonte ulje rroge vetëm për të qëndruar aty ku është ndjerë si në shtëpi. Megjithatë, në planet e klubit ishte Ibrahimovic dhe Kjaer, por jo Bonavenura, që pas mbrojtësit dhe sulmuesit është me moshë mbi 30 vjeç.

Megjithatë, futbollisti italian falënderon Milanin me një mesazh të bukur në rrjetet sociale.

Abate: "Concentrati per il Cagliari. La Supercoppa fa già parte ...

“Faleminderit. Kam jetuar një ëndërr. Vitet e kaluara në Milano kanë qenë një përvojë e paharrueshme. Dua të falënderoj të gjithë njerëzit me të cilët kam ndarë këtë aventurë fantastike: presidentët, menaxherët, trajnerët, shokët e skuadrës, mjekët dhe fizioterapistët. Faleminderit edhe për të gjithë ata që punojnë “prapa skenave” në Milano, ata janë motori i vërtetë i Milanit, faleminderit atyre çdo ditë që më bënë të ndihem si në shtëpi, në familje. Faleminderit të gjithë tifozëve të Milanit, të cilët na kanë mbështetur gjithmonë, në momentet më të mira dhe më të vështira: oshëtima e San Siros është diçka e veçantë, të cilën nuk do ta harroj kurrë. Do të jeni gjithmonë në zemrën time!!”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit