Gjasula: Deshi Zoti që ma dha shansin ta shlyeja autogolin

19 Qershor 2024
17:27
Alfred Lleshi
back button

Nuk do ta harrojë kurrë Klaus Gjasula ndeshjen e sotme, ndaj Kroacisë. Kjo për faktin se fillimisht, sapo ishte hedhur në fushë nga trajneri Sylvinho, shkaktoi autogol, duke e dërguar rezultatin në 2-1 për kundërshtarin.

Fati i keq e ndoqi, por nuk e braktisi, sepse në kohën shtesë, mesfushori ynë kuqezi ia doli të shënonte edhe golin e barazimit 2-2, që mbylli edhe ndeshjen. Pas këtij derbi dramatik ballkanik, që prodhoi emocione tepër të forta, jo për ata që kanë probleme me zemrën, Gjasula u shpreh:

Ishte shumë e vështirë në minutat e para që u futa. Desh Zoti që më dha shansin të shënoja golin. Ditë e bukur dhe historike për mua. Po, mund të fitonim. Bëmë një lojë shumë të mirë për 55-60 minuta, ishim ekipi më i mirë në fushë. Më pas e humbëm terren disi, por mund të fitonim nëse do të ishim më të qetë në fund. Spanja? Normal që do të provojmë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit