Ylli i Napolit, Khvicha Kvaratskhelia shpreson të flasë me Cristiano Ronaldon mbrëmjen e së mërkurës.
Gjeorgjia përballet me Portugalinë e Ronaldos në ndeshjen e fundit të grupit të Euro 2024.
Kvaratskhelia pranon se ylli i Al Nassr, Ronaldo është idhulli i tij dhe ai tha për Goal: “Cristiano Ronaldo ishte idhulli im.
“Jam i lumtur që do e takoj në fushë. Kam ëndërruar ta takoj personalisht. Le të shohim se çfarë do të ndodhë”.
Ndërkohë, është zbuluar se drejtori sportiv i Napolit, Giovanni Manna është në Gjermani këtë javë për bisedime me Kvaratskhelia.
Menaxheri i lojtarit dhe babai i futbollistit deklaruan javën e kaluar se ai kishte në plan të largohej nga Napoli pas Europianit.