Gjermania e la jashtë “Euro 2024”, Milani dhe Juve në garë për… finalistin e Champions-it

25 Maj 2024
8:23
Alfred Lleshi
back button

Mats Hummels (35 vjeç) në Itali, duke filluar nga kjo verë? Sipas gazetës gjermane “BILD” është një mundësi reale. Milani dhe Juventusi janë dy klube shumë të interesuara për nënshkrimin e qendërmbrojtësit gjerman, të cilit i skadon kontrata me Borussia Dortmund.

Hummels, i cili pas pak ditësh do të luajë finalen e Champions League kundër Real Madridit në “Wembley”, nuk e ka mbyllur këtë mundësi dhe do ta vlerësojë me shumë kujdes pas përfundimit të sezonit.

As finalja e Champions League, e siguruar si protagonist absolut me Borussia Dortmundin e tij, nuk e ndryshoi mendjen e Julian Nagelsamann. Mats Hummels, ashtu si Leon Goretzka, nuk do të jenë pjesë e ekipit kombëtar gjerman për Kampionatin Evropian në shtëpi, që do të fillojë më 14 qershor.

Hummels, i cili fitoi Kupën e Botës 2014 në Brazil, nuk do të jetë atje, pavarësisht një sezoni të mrekullueshëm. Aty do të jetë Nico Schlotterbeck, bashkëlojtari i Hummels në skuadrën verdhezi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit