Gjermania është çerekfinalistja e dytë e “Euro 2024”, pret të sfidojë fituesin e Spanjë-Gjeorgji

29 Qershor 2024
23:24
Alfred Lleshi
back button

Pas Zvicrës, që likuidoi kampionët e Europës ende në fuqi, edhe Gjermania e sheh veten në 1/8 finale të “Euro 2024”. Vendi mikpritës i këtij kompeticioni ka fituar 2-0 ndaj Danimarkës, në një ndeshje që i pati të gjitha brenda saj, golat e anuluar, penalltinë, ndërprerjen e lojës për gati 20 minuta për shkak të rrebeshit të shiut dhe breshërit.

J.Andersen, brenda katër minutave ka përjetuar “parajsën” dhe “ferrin”. Fillimisht shënoi në portën e Neuer, në minutën e 48-të, por VAR anuloi gjithçka për një pozicion jashtë loje milimetrik. Direkt pas këtij momenti, i njëjti futbollist danez preku topin shkarazi me dorë, në zonën e tij të portës.

Kryesori anglez nuk e pikasi, por ishte VAR që ndërhyri, duke akorduar 11-metërsh në favor të gjermanëve. Nga pika e bardhë goditi me saktësi klinike Havertz, duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 53-të.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz që luajnë futboll, persona që luajnë futboll dhe teksti që thotë "1 安. 10 KлTo AHEρ tiMb ZA RESULT GER 2-0 DEN HAVERTZ 53' (p) MUSIALA 68"

Danimarka hidhet e tëra në sulm, në kërkim të barazimit, por lë hapësira pas. Pikërisht këtë gjë e shfrytëzojnë më së miri mikpritësit e këtij Europiani, që me anë të Musiala dyfishojnë shifrat në kinutën e 68-të.

Goditje nokauti për danezët, që më kot bënë zëvendësime dhe ngulmuan me topa të gjatë drejt portës së Neuer, sepse ky i fundit mbeti i pamposhtur deri në fund. Fitore jo pa vuajtje e Gjermanisë, me rezultatin 2-0 dhe kualifikim në çerekfinale.

Kombëtarja e drejtuar nga Nagelsmann është tashmë në pritje të kundërshtarit të radhës, që do të dalë nga dueli mes Spanjës dhe Gjeorgjisë, të cilin do ta sfidojë në Shtutgart më 5 korrik. UEFA e ka përzgjedhur Ruediger si më të mirin e ballafaqimit ndërmjet Gjermanisë dhe Danimarkës.

Sipas UEFA-s, ai ka qenë lider në mbrojtje dhe ka fituar 12 topa. Shpejtësia maksimale e arritur nga qendërmbrojtësi i Real Madridit ka qenë 31.4 km/h. Ai ka mbuluar 10 kilometra në fushën e lojës.

“Ai ishte me të vërtetë solid, fitoi shumë duele përgjatë gjithë ndeshjes. Rudiger ishte shumë i fortë veçanërisht në lojën ajrore dhe shumë i saktë në pasime”, – ka shkruar UEFA në arsyetimin për zgjedhjen e tij si lojtari më i mirë i ndeshjes.

PRECEDENTËT — Gjermania e kishte fituar ndeshjen e fundit zyrtare mes dy kombëtareve në fjalë, në fazën e grupeve të “Euro 2012”, por Danimarka mund të frymëzohej vetëm me finalen historike të “Euro 1992”, kur fitoi 2-0 në Suedi dhe e bëti të vetin Kampionatin Europian. Në 29 ndeshje, përfshirë edhe këtë të sotmen, Gjermania ka fituar 16 herë dhe Danimarka 8 herë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit