Gjermania ka 400.000 arsye më shumë për të fituar Europianin

1 Qershor 2024
19:20
Denis Hakanaj
back button

Gjermania pret prej 28 vitesh për të fituar një Kampionat Europian.

Hera e fundit ishte në vitin 1996, kur dygolëshi i Oliver Bierhoff (i plotësuar me golden gol) shkatërroi ëndrrat e Republikës Çeke të Berger, Poborsky dhe Nedved.

Një përjetësi për një kombëtare të cilësuar historikisht, së bashku me Italinë dhe Francën, më të fortët në kontinent.

Këtë vit, Die Mannschaft do të ketë një mundësi unike për të thyer magjinë dhe për të buzëqeshur përsëri pas viteve të vështira.

Kampionati Europian në shtëpi vjen në kohën e duhur, me rikonstruksionin që i është besuar Julian Nagelsmann dhe një ekipi që në daljet e fundit ka treguar se është gati të luftojë në kushte të barabarta kundër Francës, Spanjës dhe Anglisë, tre favorite.

Për të arritur këtë objektiv, Gjermanisë fillimisht do t’i duhet të kalojë fazën e grupeve dhe të mundë Skocinë, Hungarinë dhe Zvicrën.

Nëse do të arrinin deri në fund, Wirtz me shokë do të merrnin një shpërblim të konsiderueshëm nga Federata.

Siç zbuloi dje BILD, në rast triumfi ka një bonus prej 400,000 euro për lojtar, që është më shumë se 100,000 eurot që kanë marrë kampionët e botës në 2014-ën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit