Gjermania ka frikë nga spiunët, ja çfarë bën Nagelsmann për t’i ndaluar

4 Korrik 2024
16:25
Denis Hakanaj
back button

Julian Nagelsmann dhe stafi i tij janë duke bërë përgatitje ekstra përpara çerekfinales së të premtes kundër Spanjës.

Stafi teknik i Gjermanisë, në fakt, po merr të gjitha masat për të mbajtur spiunët larg qendrës stërvitore.

Gjermania ka qenë një nga skuadrat me performancën më të mirë në kompeticionin e kësaj vere deri më tani, duke fituar ndaj Skocisë, Hungarisë dhe Danimarkës.

Ndërkohë, Spanja i ka fituar të katër ndeshjet e saj deri më tani, duke pësuar vetëm një gol ndërsa lojtarë si Nico Williams, Lamine Yamal dhe Fabian Ruiz kanë shkëlqyer.

Vendi organizator i Euro 2024 do të duhet të bëjë më të mirën e mundshme për të mposhtur skuadrën e Luis de la Fuente, që është një nga favoritet për të fituar.

Dhe duket se Gjermania po bën gjithçka është e mundur për të mbajtur taktikat e saj të fshehta, sipas BILD, që ka shkruar se stafi ka vënë muzikë me zë të lartë në telefonat e tyre celularë për të parandaluar spiunët ose kalimtarët të dëgjojnë.

Në fakt, stafi u dëgjua duke luajtur këngën nga seriali gjerman për fëmijë “Benjamin Blümchen”, ndërsa dy reporterë të BILD kaluan pranë mëngjesin e së mërkurës.

Nagelsmann ka histori kur bëhet fjalë për trajtimin e spiunëve. Vitin e kaluar, kur ai ishte te Bayern Munich, në media u publikuan informacione të detajuara për taktikat e skuadrës.

Fotografitë e strategjisë së re të Nagelsmann me skuadrën e Bundesligas, duke shfaqur rutinat e pasimeve dhe vrapimit, ishin në dispozicion për t’u lexuar.

Kuptohet se 36-vjeçari ishte i tërbuar nga rrjedhja e informacionit. “Ne kemi një spiun në dhomat e zhveshjes. Kjo më shqetëson shumë”, u tha ai gazetarëve.

“Kushdo që e bën këtë po dëmton secilin prej nesh. Unë nuk e kuptoj motivimin, përveçse të ndihmojë kundërshtarin.

“Spiunët janë specie të rrezikshme dhe kërkimi i tyre është i vështirë, por nuk e di nëse ai person do të jetë në gjendje të shikojë veten në pasqyrë”.

Gjermania do të përballet me Spanjën të premten pasdite në atë që pritet të jetë një takim emocionues në MHPArena të Shtutgartit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit