Gjermania “lan duart” me Europianin në shtëpi, Thomas Muller në lot pas eliminimit

5 Korrik 2024
21:49
Alfred Lleshi
back button

Ëndrra e Gjermanisë u shkatërrua para tifozëve të saj, pasi u eliminua nga Spanja në çerekfinalet e “EURO 2024”. Pavarësisht golit të Wirtz në minutën e 89-të, që ringjalli shpresat e gjermanëve në “frymën e fundit” të kohës së rregullt, goli i Merinos në fundin e shtesës 30 minutëshe (saktësisht në minutën e 119-të), kaloi në gjysmëfinalen skuadrën e De La Fuente.

Siç raporton gazetari Fabrizio Romano, disa lojtarë gjermanë nuk kanë mundur t’i mbajnë dot lotët. Mes tyre ishte edhe Thomas Muller, i cili u hodh në fushë si zëvendësues, në pjesën e dytë, kur rezultati ishte në epërsinë 1-0 të spanjollëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit