Gjermania, mbrojtje për t’u harruar. 10 ndeshje radhazi me gol të pësuar në Botëror, në portë ishte gjithmonë Neuer

30 Qershor 2026
8:13
Alfred Lleshi
back button

Gjermani–Paraguaji, minuta e 42-të. Një krosim nga krahu i djathtë i Matías Galarza gjen krejtësisht të lirë në zonë Julian Enciso, futbollistin më të talentuar të “Albirroja”. Sulmuesi i Strasburgut nuk gabon dhe mposht me kokë Manuel Neuerin, duke bërë që Gjermania të pësojë gol për ndeshjen e dhjetë radhazi në Kupën e Botës. Një rekord negativ në historinë e “Mannschaft”.

Ndeshja e fundit në të cilën gjermanët e mbajtën portën të paprekur daton në finalen e fituar ndaj Argjentinës në vitin 2014. Që nga ai takim, portieri i Bayern Munich, gjithmonë ai mes shtyllave në këto 10 ndeshje, e ka nxjerrë topin nga rrjeta të paktën një herë në çdo sfidë të Botërorit.

Kjo ka ndodhur edhe përballë skuadrave që nuk konsiderohen ndër më të fortat, si Kosta Rika, e cila në vitin 2022 i shënoi plot 2 gola, si edhe Curaçao, Ekuadori e Paraguaji në këtë edicion.

Seria negative nisi pikërisht ndaj një tjetër përfaqësueseje të Amerikës Latine, Meksikës, e cila fitoi ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Botërorin e Rusisë 2018 falë golit të Hirving Lozano.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit