Gjermania nis revolucionin pas Europianit: Nagelsmann pa veteranët që u larguan, ja lojtarët e grumbulluar

29 Gusht 2024
12:51
Telesport
back button

Trajneri i kombëtares gjermane të futbollit, Julian Nagelsmann, ka zyrtarizuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e Ligës së Kombeve (Nations League). Në kombëtare nuk do të jenë veteranët Manuel Neuer, Toni Kross dhe Thomas Muller.

Ata dhanë lamtumirën nga kombëtarja, madje Kroos edhe nga futbolli pas Europianit që zhvilluan në shtëpinë e tyre. Për këtë arsye, një mini-revolucion te skuadra gjermane, që synon rikthimin në elitë me trajnerin e ri.

Ja lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet që Gjermania do të luajë ndaj Hungarisë (7 shtator) dhe Holandës (10 shtator). Skuadra tjetër e Grupit 3 është Bosnje-Herzegovina.

Portierë: Oliver Baumann (Hoffenheim), Alexander Nubel (Shtutgard), Marc-André ter Stegen (Barcelona).

Mbrojtës: Waldemar Anton (Shtutgard), Benjamin Henrichs (Leipzig), Joshua Kimmich (Bayern Munich), Robin Koch (Eintracht), Maximilian Mittelstadt (Shtutgard), David Raum (Leipzig), Nico Schlottersiahanmund (Bonatrus), Tah (Bayer Leverkusen).

Mesfushorë: Robert Andrich (Bayer Leverkusen), Emre Can (Borussia Dortmund), Chris Fuhrich (Shtutgard), Pascal Gross (Borussia Dortmund), Jamal Musiala (Bayern Munich), Aleksandar Pavlovic (Bayern Munich), Angelo Stiller (Shtutgard), Florian Wirtz (Bayer Leverkusen).

Sulmues: Maximilian Beier (Borussia Dortmund), Niclas Fullkrug (West Ham), Kai Havertz (Arsenal), Deniz Undav (Shtutgard).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit