Gjesti i madh i Morata, do të financojë rindërtimin e fushës së shkatërruar nga përmbytjet e frikshme

20 Dhjetor 2024
9:07
Alfred Lleshi
back button

Kapiteni i kombëtares spanjolle dhe sulmuesi i Milanit, Álvaro Morata, do të financojë përmes fondacionit të tij rindërtimin e fushës së futbollit të kompleksit sportiv “Jaume Ortí” në Aldaia, e cila u shkatërrua nga stuhia DANA, që goditi provincën më 29 tetor.

Projekti nuk përfshin vetëm instalimin e një tapeti të ri artificial, por edhe ndërtimin e zonës së dhomave të zhveshjes, tribunave dhe blerjen e gjithë materialit sportiv që u dëmtua nga përmbytjet. Në total, kostoja e projektit pritet të jetë rreth 350.000 deri në 400.000 euro, të cilat do të mbulohen kryesisht nga Morata, me ndihmën e disa lojtarëve të tjerë të kombëtares, me të cilët ai ka kontaktuar.

Fondacioni i Álvaro Morata vendosi ta ndihmojë komunitetin e Aldaia-s pas studimit të situatës së krijuar nga stuhia, duke vizituar zonën dhe diskutuar me bashkinë, sipas informacionit të dhënë nga klubi UD Aldaia CF. Klubi u shpreh “përjetësisht mirënjohës” ndaj Álvaro Morata dhe fondacionit të tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit