Gjesti unik i Murat Yakin / Zvicra shpërblen me çokollata Irlandën e Veriut, që ndali Italinë

25 Nëntor 2021
13:50
Alfred Lleshi
back button

Një ngacmim shumë zviceran, pa dyshim. Jo me shije të keqe, nëse nuk do të kishte Italinë si palë të dëmtuar. Mund të konsiderohej edhe qesharake. Fakti është se kombëtarja e Zvicrës ka vendosur të falënderojë Irlandën e Veriut që ndaloi axurrët dhe kështu i lejoi ata të kualifikoheshin në Kupën e Botës së Katarit 2022, pa kaluar as në “play-off”.

Protagonist i këtij skeçi të postuar në rrjetet sociale është trajneri i kombëtares helvete Murat Yakin, i cili është kujdesur personalisht për përgatitjen e dhuratës për kombëtaren britanike. “93 minuta pa pësuar gol ndaj kampionëve të Europës, Italisë. Meritoni 0.1 kilogramë çokollata për çdo minutë, ose gjithsej 9.3 kilogramë çokollatë.

Kjo pako po dërgohet në Irlandën e Veriut”, – thotë në video trajneri, i cili më pas shkruan adresën e Federatës Irlandeze të Futbollit, ku do të shkojë pakoja e mbushur me çokollata.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit