Gjeti podiumin surprizë të Monza me 20 cent bast, fitoi 34 mijë euro

10 Shtator 2020
15:26
Telesport
back button

Pierre Gasly i pari, Carlos Sainz i dyti dhe Lance Stroll i treti. Është ky podiumi i garës së Monza në Formula 1, garë zhvilluar të dielën e kaluar në Itali. Askush nuk e priste një rezultat të tillë, por surprizat në pistën italiane nuk munguan.

Të gjithë prisnin fitoren e Leis Hamilton apo Mercedes, por në podium u ngjitën tri pilotë që vijnë nga makinat Alpha Tauri, McLaren dhe Racing Point.

Megjithatë, një finlandez në qytetin e Tampere, ka vënë bast 20 cent në portalin “veikkaus.fi”, duke parashikuar pikërisht këtë podium. Një shumë qesharake, pasi edhe vetë bastexhiu nuk mendonte se gara do të përfundonte në këtë mënyrë.

Në fund, bastexhiu ende anonim fitoi 33,398 euro, një shumë vërtet e majme duke parë se vuri bast vetëm 20 cent. Para garës, shansi që ky podium të realizohej ishte 1 në 166,990 mundësi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit