Gjigantët e Premier League futen në garë për Kumbullën

17 Maj 2020
15:37
Denis Hakanaj
back button

Arsenal-i i është i bashkuar garës për mbrojtësin shqiptar, Marash Kumbulla.

Sipas FCInterNews, Topçinjtë kanë vënë në shënjestër yllin e Verona-s, i cili krahasohet në Itali me legjendën e Juventus-it, Giorgio Chiellini.

Gjigantët e Premier League do të duhet të mposhtin konkurrencën e Inter-it, Leipzig-ut, Everton-it dhe Lazio-s për të siguruar shërbimet e 20-vjeçarit.

Verona kërkon 30 milionë euro për qendërmbrojtësin, i cili mund të luajë edhe si mesfushor mbrojtës. Kumbulla ka luajtur 18 ndeshje në këtë sezon të Serisë A me verdheblutë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit