Gjigantët e Premier League, gati 220 mln € për Neymar

10 Tetor 2019
22:19
back button

Neymar përflitet për një transferim befasues te Chelsea kur klubit anglez t’i përfundojë pezullimi verën tjetër. Sipas spanjolles Don Balon, The Blues duan të blejnë Neymar për 220 milionë euro pasi nuk shpenzuar asnjë qindarkë për një vit.

Neymar donte të largohej nga PSG këtë verë, por një largim i tiji nuk u materializua për shkak të shumës së madhe që kërkonte klubi francez për të.

Megjithatë, edhe pse Chelsea ka kursyer këtë verë, braziliani do të ishte një blerje tepër e shtrenjtë edhe për shkak të rrogës së madhe që do të kërkonte.

Raportohet se Kante do të do të shkonte te Real Madridi për të mbledhur fondet për Neymar. Po ashtu, do të largoheshin edhe Pedro me Willian, të cilët kanë rroga të larta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit