Gjimshiti me ide të qarta: E respektojmë kundërshtarin, por na duhen 3 pikët

12 Nëntor 2025
17:46
Telesport
back button

Berat Gjimshiti ka qenë në krah të trajnerit Sylvinho në konferencën e sotme për shtyp, e fundit para ndeshjes kualifikuese nesër ndaj Andorrës.

“Jemi këtu për një qëllim, për 3 pikë, sepse na nevojiten për kualifikueset. Kemi parë ndeshjet e Andorrës me Serbinë dhe Anglinë, dhe e kemi parë që i kanë vënë në vështirësi. Ne do të bëjmë lojën tonë, me vetëbesim të madh për  të marrë 3 pikët. E respektojmë kundërshtarin, na presin 90 minuta të vështira, por duhet të jemi mendërisht të përgatitur për të përballuar çdo gjë”, tha Gjimshiti.

“Nëse do të me pyesnit para 10 viteve, me siguri do të thoja që nuk e mendoj Botërorin. Por, besoj te mundësitë që futbolli jep. Çdo gjë është e arritshme. Kemi lojtarë me cilësi, plus anë ardhur edhe të rinj të talentuar. Për ekipin është më e thjeshtë kur ke më shumë mundësi zgjedhjeje, por kanë vendosur trajnerin në vështirësi”, shtoi kapiteni kuqezi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit