Gjimshiti: Të shohim përpara, falënderimet kryesore shkojnë për tifozët kuqezinj

24 Qershor 2024
23:40
Alfred Lleshi
back button

Berat Gjimshiti, kapiteni i kuqezinjve, ka folur direkt pas ndeshjes me Spanjën, e fundit për kombëtaren tonë në “Euro 2024”, sepse nuk avancon dot më tej me vetëm një pikë të grumbulluar në grup:

“Nuk e di nga t’ia filloj. Po e nis nga ekipi dhe stafi. Jam i lumtur me performancat që treguam në fushë, jo aq për ndeshjen e parë, ku kishim pak emocione. Me kroatët meritonim diçka më shumë, edhe sonte meritonim një barazim.

Falenderoj tifozët që na kanë mbështetur shumë, jo vetëm në stadium, por edhe jashtë. Gjëja më e rëndësishme është që të shohim përpara. Kemi qenë në grupin më të vështirë të këtij Europiani, por sërish kemi bërë paraqitje të mira.

Natyrisht, kemi bërë edhe gabime, por kjo është eksperiencë që të rrit. Kemi shumë lojtarë të rinj, të cilët do t’i rrisë shumë ky Europian”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit