Duket se pritjes tek Inter-i i ka ardhur fundit.
Në fakt, tifozët zikaltër presin me padurim prej disa kohësh që të zyrtarizohet rinovimi i kontratës së Lautaro Martinez.
Ka qenë vetë presidenti i Inter-it, Giuseppe Marotta, që ka dashur të qetësojë tifozët duke folur pikërisht në lidhje me kontratën e argjentinasit.
“Rinovimi me Lautaro-n është virtualisht i kryer, mungon vetëm firma dhe kjo nuk është e lehtë sepse lojtari është me Argjentinën, por gjithçka është e mbyllur”.