Ylli i Manchester City-t, Bernardo Silva është i gatshëm të pranojë një ulje page për të siguruar një transferim te Barcelona këtë verë, sipas gazetës spanjolle Sport.
Lojtari portugez është përmendur për një lëvizje te gjigantët e La Liga-s prej një kohe të gjatë.
Bernardo Silva është një nga lojtarët që Xavi dëshiron të ketë në ekip për sezonin e ardhshëm.
Gjigantët do ta përfundojnë se zonin 2023-24 pa asnjë trofe dhe do të duhet të forcojnë skuadrën e tyre për të sfiduar rivalët e Real Madridit sezonin e ardhshëm.
Vetë Bernardo Silva është i interesuar për një transferim te Barcelona këtë verë. Sipas SPORT, mesfushori sulmues 29-vjeçar e konsideron të përfunduar kohën e tij në Manchester City dhe tani po kërkon një sfidë të re.
Sipas burimit të lartpërmendur, Silva ka një rrogë rreth 10 milionë euro te Manchester City. Megjithatë, ai është i gatshëm të pranojë një ulje page për të lehtësuar transferimin e tij në Nou Camp.
Problemet financiare të Barcelona-s janë dokumentuar mirë gjatë dy sezoneve të fundit. Megjithatë, vendimi i Bernardo Silva-s do të mirëpritej nga klubi spanjoll.
Raportohet gjithashtu nga SPORT se Citizens kanë vendosur një klauzolë lirimi prej 58 milionë euro për Silva-n nëse ndonjë ekip do të trokasë në dyert e tyre muajt e ardhshëm.
Vlen gjithashtu të përmendet se disa javë më parë, u raportua se Barcelona mund të duhet të sakrifikojë Frenkie de Jong për të siguruar nënshkrimin e Bernardo Silva-s.