Gjithçka për Shqipërinë / Ka shumë Serie A në grupin e Sylvinho, por ylli është nga Premier League

8 Qershor 2024
11:57
Alfred Lleshi
back button

Mediat italiane, por jo vetëm, vazhdojnë t’i bëjnë “skanerin” kombëtares sonë kuqezi. Natyrisht, kjo ndodh për shkak se është finaliste e “Euro 2024”. Për fqinjtë tanë të përtej Adriatikut interesi është më i lartë, sepse do t’’i sfidojmë kampionët e Europës në fuqi më 14 qershor në Dortmund.

Jemi në të ashtuquajturin “grupi i vdekjes”, përkrah Italisë, Spanjës dhe Kroacisë, por askush nuk na nënvlerëson. Përkundrazi, “tuttomercatoweb” na kosnideron si “Hirushja” e grupit B në shkrimin e saj të mëposhtëm:

“Në pjesëmarrjen e saj të dytë në një Kampionat Evropian, pas atij të vitit 2016, Shqipëria mbërrin në Gjermani si e para e grupit eliminator, e renditur përpara Republikës Çeke dhe Polonisë. Skuadra e Sylvinhos, e cila vjen në këtë kompeticion me një listë plot lojtarë që luajnë apo kanë luajtur në Serie A, është “Hirushja” e grupit B të “Euro 2024”, si dhe kundërshtari i parë i Italisë më 15 qershor, në Dortmund.

“Kemi arritur deri këtu, i dimë aftësitë tona, po përmirësohemi. Do të jetë një sfidë e vërtetë. Çfarëdo që të ndodhë, ne do të punojmë shumë. Ndeshjet do të jenë fantastike, por të vështira dhe nëse arrijmë të mposhtim kundërshtarët tanë, do të dëshirojmë të vazhdojmë këtë rrugë. Ne po ecim mirë, por nëse arrijmë të bëjmë një hap përpara do të jetë edhe më mirë”, – deklaroi trajneri brazilian nga grumbullimi në Austri.

Rruga drejt “Euro 2024”
Vendi i dytë në grupin D, falë 16 pikëve të grumbulluara në 8 ndeshje: 5 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje.
Golaverazhi: +9 (13 gola të shënuar, 4 të pësuar).

Ndeshjet eliminatore
Poloni-Shqipëri 1-0
(41′ Swiderski)

Shqipëri-Moldavi 2-0
(52’ Asani, 76’ Bajrami)

Ishujt Faroe-Shqipëri 1-3
(20’ Bajrami, 51’ Asllani, 91’ Muci / 45’ Faero)

Çeki-Shqipëri 1-1
(56′ Cerny / 66′ Bajrami)

Shqipëri-Poloni 2-0
(37′ Asani, 62′ Daku)

Shqipëri-Çeki 3-0
(9′ Asani, 51′ dhe 73’ Seferi)

Moldavi-Shqipëri 1-1
(87′ Babohlo / 25′ Cikalleshi)

Shqipëri-Ishujt Faroe 0-0

The match against Italy in EURO 2024, the AFL invites all the former footballers of the Albanian National Team to the stadium - Bota Sot News

Ndeshjet e Shqipërisë në “Euro 2024”
15 qershor, ora 21:00: Itali-Shqipëri

19 qershor, ora 15:00: Kroaci-Shqipëri

24 qershor, ora 21:00: Shqipëri-Spanjë

Ylli i kombëtares shqiptare
Disa herë një hap larg transferimit në Itali, sërish në radarët e Milanit, qendërsulmuesi Armando Broja është një lojtar në pronësi të Chelsea, i freskët prej 4 muajsh jo shumë emocionues me fanellën e Fulham, ku ishte huazuar. Pavarësisht kësaj, trajneri Sylvinho do të kërkojë mbi të gjitha prej tij golat e nevojshëm të suksesit në një grup ku Shqipëria duket si “Hirushja”.

Këputja e ligamentit të kryqëzuar nuk e lejoi të merrte pjesë në fazën eliminatore, rikthimi në fushë pas dëmtimit nuk ishte emocionues. Menaxhimi i tij në grup nuk është shumë i thjeshtë. Pavarësisht kësaj, Broja është një futbollist shumë i rëndësishëm për të mos qenë në qendër të projektit.

Ia vlen ta mbash ndër sy
Aktualisht luan për Lokomotiv Moska. Mbrojtësi Mario Mitaj ka lindur në vitin 2003 dhe tashmë ka tërhequr vëmendjen e disa emrave të mëdhenj europianë (përfshirë edhe Juventusin). I rritur si futbollist tek AEK i Athinës, ai preferoi kombëtaren shqiptare karshi asaj greke dhe tashmë është anëtar i përhershëm i formacionit titullar.

Edy Reja, trajneri që i mundësoi debutimin në kombëtaren shqiptare në moshën 17-vjeçare, tha për të disa javë më parë: “Më ka mahnitur prekja e tij e pastër dhe inteligjenca në leximet e lojës. Luan me këmbën e majtë, është perfekt në mbrojtjen me katër. Është aktiv është në mesfushën dhe sulmin me tre lojtarë. Pozicionohet mirë, i kupton situatat dhe ka thelbësi të përsosur në leximin e lojës”.

Trajneri brazilian
Ish-mbrojtësi i majtë i Arsenalit dhe Barcelonës, Sylvinho u bë trajneri i Shqipërisë në janar 2023 dhe e udhëhoqi këtë kombëtare drejt kualifikimit të dytë në një Kampionat Europian, pas atij të vitit 2016. Bashkëpunëtor teknik i Mancinit gjatë kohës së tij tek Interi, e filloi karrierën si trajner i parë për rreth 5 vite. Para se të bëhej trajner i Shqipërisë, ai drejtoi Olympique Lyon dhe Corinthians.

Lista e Shqipërisë për Europianin
Portierë: E. Berisha, Kastrati, Strakosha
Mbrojtës: Aliji, Ajeti, Balliu, Djimsiti, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mihaj, Mitaj.
Mesfushorë: Abrashi, Asllani, Bajrami, M.Berisha, Gjasula, Laçi, Muçi, Ramadani
Sulmues: Asani, Broja, Daku, Hoxha, Manaj, Seferi.

Formacioni i mundshëm:
(4-3-3) – Berisha; Hysaj, Ismajli, Djimsiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laci; Asani, Broja, Bajrami

Lajme të tjera

Lajmet e fundit