Aventura e Joao Felix në “versionin 2.0” te Chelsea është gati. Blutë kanë njoftuar rikthimin e sulmuesit portugez, të blerë direkt nga Atletico Madrid për mbi 50 milionë euro. Dhe deklaratat e para të ish-lojtarit të Barcelonës sezonin e fundit nuk vonuan të vijnë.
“Jam shumë i lumtur që jam kthyer te Chelsea dhe mezi pres të filloj. Unë shoh disa fytyra të njohura nga hera e fundit që isha këtu, gjë që është gjithmonë e këndshme”, tha portugezi për mediat.
“Më pëlqeu shumë koha që kam kaluar këtu më parë dhe i thashë miqve dhe familjes time që do të më pëlqente të kthehesha në Premier League një ditë. Ta bëj këtë gjë duke luajtur sërish për Chelsea është një ndjenjë e mrekullueshme dhe jam i emocionuar që do të kthehem”, tha Joao Felix.