“Gjithnjë kam qenë në rrezik për t’u shkarkuar, kjo ndodh kur je në një klub të madh”

1 Mars 2024
13:46
Telesport
back button

Edin Terzic e ka gjetur veten në mes të stuhisë duke pasur parasysh rezultatet zhgënjyese të fundit të Borussia Dortmund në Bundesliga. Verdhezinjtë janë në vendin e katërt, 20 pikë larg Bayer Leverkusen, por pas tyre është Leipzig vetëm një pikë larg dhe rreziku për të mbetur jashtë Champions League sezonin e ardhshëm është gjithmonë i mundshëm.

Nuk më habit të di që puna ime është në rrezik, është normale kur je në një klub të madh. Sinqerisht, kështu ka qenë gjithmonë që nga fillimi i sezonit. Unë dua të përqendrohemi në ndeshjet tona, pa shpërqendrime”, tha trajneri i Borussia Dortmund, Edin Terzic.

Humbja e fundit në shtëpi kundër Hoffenheim-it dhe barazimi zhgënjyes kundër PSV Eindhoven në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve e kanë vënë në rrezik edhe më shumë pozitën e trajnerit verdhezi. Të shtunën verdhezinjtë do të jenë në skenë në Berlin, ndaj Unionit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit