Godet Chelsea, dhurata e parë për Pochettino-n kushton 60 milionë euro

3 Qershor 2023
21:38
Denis Hakanaj
back button

Chelsea duket se do të nënshkruajë me Manuel Ugarte pasi ka rënë dakord të paguajë klauzolën e tij. Mesfushori i Sporting Lisbonës vlerësohet si një nga mesfushorët e rinj më të mirë në Europë, pasi ka shkëlqyer me skuadrën portugeze.

Blutë kanë rënë dakord të paguajnë klauzolën e tij të lirimit prej 52 milionë £ (60 milionë euro) që do ta shohë atë të bëhet nënshkrimi i parë i Mauricio Pochettino si trajner i Cjelsea-t, sipas gazetës portugeze Record.

Skuadra e Stamford Bridge ka mposhtur PSG-në për nënshkrimin e mesfushorit. Thuhet se marrëveshja “është e mbyllur”, me Ugarte që zgjodhi një lëvizje në Premier League para Francës.

Gazeta sugjeron se pas dy javësh takimesh “intensive”, shansi për të luajtur kundër “skuadrave kryesore si Manxhester City” është një ëndërr për Ugarte.

Megjithatë, ajo gjithashtu pretendon se marrëveshja nuk është zyrtarizuar pasi po diskutohet akoma për detajet.

Marrëveshja do të ishte e para e verës për Chelsean pasi ata kërkojnë të forcojnë skuadrën pas një sezoni zhgënjyes. Blutë përfunduan sezonin e fundit të Premier League në gjysmën e poshtme të renditjes..

Kjo ndodhi pavarësisht një shpenzim prej 600 milionë sterlinash për talente të shumta nga pronari i ri Todd Boehly. Merkato e verës duket se do të jetë e ngarkuar për Blutë pasi ata kërkojnë të mbështesin Pochettino-n në merkato.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit