GODET MILANI! Afron sulmuesi, mesfushori dhe mbrojtësi. Nesër ditë vendimtare, po bisedohet për ish-bomberin e Juventusit

14 Janar 2021
0:07
Telesport
back button

Ajo që kishte qenë një thashethem në fillim të tregut të transferimeve, po kthehet për të qarkulluar me forcë dhe gjithashtu mund të shndërrohet në diçka më shumë: Mandzukic te Milan, një goditje që mund të rezultojë thelbësore për luftën e kampionatit.

Futbollisti kroat, i lirë aktualisht pas përfundimit të aventurës së tij te Al Duhail, po kërkon një klub me të cilin të vazhdojë karrierën e tij dhe, pse jo, të shtojë edhe disa tituj në vitrinën shumë të pasur.

Dje dhe sot Milani u takua me agjentin e tij dhe tashmë është në dorën e Paolo Maldinit për ta mbyllur ose jo marrëveshjen për gjashtë muaj.

Ndërkohë, afron goditja Meite nga Torino. Nesër mund të mbyllet. Ka edhe diçka në frontin e mbrojtjes, aty ku Simakan largohet dhe afrohet Tomori i Chelsea në huazim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit