Goditja e Paris Saint-Germain për yllin e Benfica-s, Joao Neves është ‘konfirmuar’, me marrëveshjen që do të finalizohet javën e ardhshme.
Sipas gazetarit Fabrice Hawkins, PSG-ja ka siguruar nënshkrimin e sensacionit të Benfica-s, Joao Neves këtë verë.
Mesfushori 19-vjeçar pritet të udhëtojë në Paris në ditët në vijim për të kryer formalitetet dhe për të nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare.
Neves ka qenë i kërkuar këtë verë nga shumë klube pasi ra në sy për klubin e tij dhe ekipin kombëtar të Portugalisë në sezonin 2023-24.
Për Benfica-n, i riu luajti 55 ndeshje në të gjitha kompeticionet ku shënoi tre gola dhe dha dy asiste.
Më herët u raportua se klubi portugez po kërkonte një shumë prej 100 milionë eurosh për kartonin e Neves, por Hawkins ka zbuluar se gjigantët e Ligue 1 pritet të paguajnë një shumë pak më të ulët.
Pas mbylljes së operacionit Neves, Les Parisiens tani pritet të hidhen në sulm të yllit të Athletic Club dhe Spanjës, Nico Williams.
Ndërsa Barcelona mbetet në avantazh, besohet se PSG do të bëjë gjithçka për të siguruar 22-vjeçarin.