Goditje e rëndë për trajnerin Thiago Motta, bardhezinjtë pa Vlahovic ndaj Milan dhe Aston Villa

20 Nëntor 2024
9:42
Telesport
back button

Lista e të dëmtuarve te Juventus është shtuar edhe me një emër të ri. Pas Cabal, dëmtimi i të cilit e zvogëloi mbrojtjen bardhezi në minimum, Juventus do të paraqitet në “San Siro” kundër Milan pa sulmuesin kryesor Dusan Vlahovic.

Serbi iu nënshtrua testeve në J-Medical pas problemit që pësoi në kombëtare. Në fakt, nuk bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë, por 24-vjeçari do të duhet të humbasë si ndeshjen kundër kuqezinjve ashtu dhe atë kundër Aston Villa në Champions League.

Gjendja e tij do të monitorohet ditë pas dite”, thuhet në komunikatën e klubit bardhezi. Një goditje e rëndë për trajnerin Thiago Motta, që nuk ka as sulmuesit e tjetër Milik e Nico Gonzalez.

Yildiz dhe Weah kanë luajtur edhe më parë si nëntësh fals, ndërsa trajneri Motta është mësuar të luajë me një qendërsulmues që kthehet prapa për të favorizuar futjet e mesfushorëve. Gjë që dy lojtarët mund ta realizojnë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit