Goga Basket pëson humbjen e parë në kampionat, fitojnë Teuta e Partizani

15 Maj 2021
21:17
Telesport
back button

Ndeshjet e javës së 14-të dhe të parafundit të sezonit të rregullt në basketboll për meshkuj kanë sjellë humbjen e parë në kampionati të Goga Basket. Ekipi durrsak u mund 93-76 nga Vllaznia, një ndeshje e dominuar nga miqtë. Pavarësisht humbjes, ekipi I Gogës ruan kreun e renditjes, ndërsa Vllaznia qëndron në vendin e tretë.

Mes këtyre dy skuadrave ndodhet Teuta, që mundi 116-98 Tiranën, ndeshje e luajtur në “Fahrie Hoti”. Bardheblutë luajtën me hope, pa mundur të fitojnë. Nga kjo humbje përfiton Partizani, që fitoi pa probleme 90-65 ndaj Eagles, duke shpresuar ende për një vend në play off. Ndërsa Eagles, zbresin në Kategorinë e Parë sezonin tjetër.

Basketboll – Superliga Meshkuj, java e 14-të

Teuta – Tirana, 116-98

Partizani – Barleti Eagles, 90-65

Goga Basket – Vllaznia, 76-93

Renditja: Goga Basket 27 pikë, Teuta 25 pikë, Vllaznia 23 pikë, Tirana 19 pikë, Partizani 18 pikë, Eagles Basket 14 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit