Manchester City mposhti 2-1 Wolves me një gol të John Stones në minutat shtesë, një sukses i vështirë për kampionët e Premier League. Është hera e dytë që mbrojtësi realizon një gol të tillë në kohën shtesë, pas atij ndaj Arsenal.
Duke folur për BBC, Stones u shpreh: “Ne u përpoqëm të përmirësonim shumë lojën tonë me kalimin e minutave dhe të shfrytëzonim hapësirat. Rëndësi ka fitorja, pasi tri pikët janë të rëndësishme për të qenë në vendet e para”.
“Për mua, kënaqësia e një fitoreje të tillë është një kënaqësi e vërtetë, pasi ishte një ndeshje shumë e vështirë. Kur shënon një gol të tillë në kohën shtesë, që të jep fitoren, fitorja të shijon më shumë”, u shpreh John Stones.
Për një moment, ai mbeti i shtangur kur goli i tij u anullua, por më pas falë sistemit VAR, goli u konsiderua i rregullt: “U përpoqa të flisja me arbitrin, por kishte shumë njerëz rreth tij. Më pas festa ishte e merituar”.