Nuk ishte as koha për t’u ulur në divan, para se kombëtarja jonë kuqezi të gjendej në avantazh në ndeshjen e parë të saj në “Euro 2024”, në sekondën e 23-të. Pra, nuk ishte mbushur as një minutë lojë ndaj Italisë, kur Nedim Bajramit e dërgon topin nën këndin e sipërm, në shtyllën e afërt, në rrjetën e Donnarumma.
Vetëm 23 sekonda për të traumatizuar tifozët axurr dhe shpërthyer mijëra tifozë kuqezinj në “Signal Iduna Park”. Nuk kishte pasur kurrë një gol kaq të shpejtë më parë në historinë e Kampionateve Europiane, kështu që, goli i pësuar nga skuadra e Luciano Spallettit është një record.
Shqipëria do të mbahet mend gjatë, të paktën për këtë gjë: golin më të shpejtë ndonjëherë në Europian. Aq më tepër: asnjë ndeshje nuk ishte zhbllokuar ndonjëherë në minutën e parë të ndeshjes, duke e bërë këtë ndeshje të Dortmundit historike në mënyrën e vet.
Nedim Bajrami hyn në rekordet e këtij kompeticioni, duke parakaluar Dmitriy Kirichenko, i cili në Rusi-Greqi 2-1, në Kampionatin Europian 2004 shënoi pas 65 sekondash lojë. Ekipi i tij fitoi asokohe, por u eliminua në grupe dhe kundërshtarët e tyre heroikë grekë fituan turneun e organizuar nga Portugalia.
Për sa i përket historisë së Italisë, rrëmuja ndaj Shqipërisë vlen një tjetër rekord: nuk kishte pësuar kurrë një gol kaq shpejt në një kompeticion të madh ndërkombëtar. Precedenti daton në Argjentinë 1978, kur në Francë-Itali të Kupës së Botës së Amerikës së Jugut, Bernard Lacombe festoi golin pas 38 sekondash në ndeshjen debutuese, në “Mar del Plata”.