Gola dhe asiste, Leao udhëton me super shpejtësi si Messi dhe Neymar

2 Tetor 2022
9:56
Alfred Lleshi
back button

Si rrufe në qiell. Herë pas here i papërthyeshëm. Mbjell panik në mbrojtjen e kundërshtarit, duke mos lënë rrugëdalje për ta, të cilët përpiqen më kot ta neutralizojnë. Nëse nga njëra anë forca e këtij Milani të markës “Stefano Pioli” është grupi, individualiteti që bie në sy dhe që tërheq bashkëlojtarët është ai i Rafael Leaos.

Portugezi i lindur në vitin 1999 u ngrit në piedestal në “Castellani” të Empolit, duke e tërhequr “Djallin” drejt një suksesi 3-1. Rafa bie në sy edhe kur nuk është aty, si me rastin e humbjes në shtëpi ndaj Napolit, e humbur për shkak të skualifikimit të portugezit me karton të kuq. Mungesa e tij e pa Milanin të kapitullonte nën goditjet e Politanos dhe Simeones. Një betejë në të cilën kuqezinjve iu mungonte fuqia dhe imagjinata e Leaos.

Kur gara ndërlikohet, ish-lojtari i Sporting dhe Lille ndez dritën dhe drejton ekipin e tij, ashtu siç bëri mbrëmë në Empoli. Në një ndeshje që dukej se do të shkonte drejt një barazimi pa gola, portugezi mori përsipër skuadrën dhe me një lojë superlative dha asistin për 1-0 të Rebic.

Mbrëmë Leao-s nuk i ka munguar asgjë: fillimisht loja për të dërguar shokun e skuadrës te rrjeta, më pas firma për suksesin me goditjen me të cilën bëhet i pathyeshëm për kundërshtarët, para prekjes së butë me të cilën anashkalon Vicario-n dhe e dërgon topin në rrjetë.

Në një mbrëmje në të cilën Milani duhej të bënte pa disa nga pikat kyçe të formacionit fillestar, mbi të gjitha Maignan dhe Theo Hernandez, Leao është i mirë për të vënë skuadrën mbi supet e tij dhe për t’i udhëhequr kampionët drejt fitores.

Rafael Leao udhëton me një mesatare stratosferike, njësoj si Messi dhe Neymar, yjet e galaktikës së PSG, dhe Dango Ouattara, sulmues i Lorient.

Një shifër që merr parasysh vetëm kampionatin dhe nuk iu referohet garave të tjera, në të cilat 23-vjeçari ka dhënë tashmë 3 asiste në dy ndeshje të Champions League dhe një me Portugalinë kundër Çekisë më 24 shtator, pak ditë më parë.

Rinovimi i kontratës vazhdon të jetë në ekuilibër, por Leao nuk e mendon këtë, të paktën në fushë. Portugezi vazhdon të tregojë se di të luajë me butësinë dhe lirinë që e lejojnë të rrezikojë pa frikën se mos gabon.

Lojtari më vendimtar në këtë Serie A deri më tani vazhdon të shtojë asistet për bashkëlojtarët e tij. Ai i premtoi dy ditë më parë Giroud, në ditëlindjen e francezit, përmes një storie në Instagram. Këtë e bëri mbrëmë kundër Empolit me një top që Rebic-it i mbeti vetëm ta shtynte në portë.

Leao është kthyer në një faktor në Itali dhe është ndër më vendimtarët edhe në Europë. Këtë e ka vërtetuar disa herë edhe mbrëmë. Numrat flasin vetë, ndeshjet në fushë nuk gënjejnë. Leao vazhdon të ndezë imagjinatën e tifozëve të Milanit me shifra të nivelit të lartë, ashtu si Messi dhe Neymar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit