Gola dhe rikthim në kombëtare, në Angli synojnë sulmuesin e Inter

14 Tetor 2019
20:29
back button

Në kuotën e 14 pikëve pas 8 javësh në Premier League, klubi ambicioz i Crystal Palace, nën drejtimin e ish-trajnerit të Inter Roy Hodgson nuk ka ndërmend të ndalë fluturimin dhe mendon në advancë për merkaton e janarit, kur kërkohet afrimi me prioritet i një sulmuesi me nuhatje të mirë për golin.

Sipas asaj që raporton “Passioneinter.com”, objektivi i “Shqiponjave” është tregu i kampionatit italian, me të përzgjedhurin në krye të listës, brazilianin e Inter, Gabigol. Sulmuesi brazilian aktualisht ndodhet në huazim te Flamengo deri në fund të dhjetorit. Falë performancës fantastike dhe golave të shumtë në kampionatin brazilian, Gabigol ka rifituar një vend në përfaqësuesen e Brazilit.

Për momentin është vetëm një ide, por klubit anglez nuk i mungojnë fondet dhe buxheti për tu hedhur në sulm, për futbollistin e Inter, vlera e kartonit të të cilit tashmë vërtitet rreth 30 milionë euro.

I pavendosur është vetë Gabigol në lidhje me të ardhmen e tij, duke konsideruar afeksionin e krijuar tashmë me Flamengon dhe Brazilin. Vendimtar pritet të jetë takimi që do të zhvillohet pas disa javësh mes përfaqësuesve të Gabigol dhe drejtuesve të Inter.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit