Golashënuesi i La Liga drejt Serie A, pranë transferimit te Roma pas pëlqimit të De Rossi

26 Korrik 2024
13:49
Telesport
back button

Në Romë, emri i sulmuesit ukrainas Artem Dovbyk po përmendet gjithnjë e më shumë si një përforcim për ekipin e trajnerit Daniele de Rossi. Sulmuesi që vjet luajti me Girona kushton 40 milionë euro dhe deri disa ditë më parë dukej e destinuar për Atletico Madrid, por marrëveshja mungoi.

Interesi që Roma ka treguar për lojtarin ka bërë që prokurorët e tij të mbërrijnë në Trigoria, qendrën stërvitore të verdhekuqve, për të gjetur një marrëveshje ekonomike mbi pagën. Roma ka futur veten në negociata duke u përpjekur ta “rrëmbejë” lojtarin për ta sjellë në Serie A.

Së pari u kërkua marrëveshja me lojtarin dhe tani po bëhet gati oferta që do të dorëzohet te Girona. Kostot janë të larta dhe nëse Friedkin me të vërtetë vendos të bëjë atë atëherë ai do të duhet të përmirësojë ofertën që aktualisht është rreth 32 milionë, pasi Girona kërkon 40 milionë.

Diferenca nuk është problem, ndërkohë që klubi Italian i ofron lojtarit dyfishin e rrogës që ka te Girona (1.3 milionë). Trajneri Danielle De Rossi ka dhënë pëlqimin e tij për sulmuesin ukrainas, që vjet realizoi 25 gola e 10 asistime në 41 ndeshje zyrtare me Girona, që u kualifikua në Champions.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit