Golat me kombëtaren: Messi parakalon legjendën dhe vihet direkt pas Cristiano Ronaldos!

17 Tetor 2024
19:16
Telesport
back button

Cristiano Ronaldo (39 vjeç) dhe Lionel Messi (37 vjeç) kanë qenë dominuesit absolut të 20 viteve të fundit, duke thyer rekord pas rekord si me ekipet e tyre të klubit ashtu edhe me përzgjedhjet e tyre. Sulmuesi portugez skaliti emrin e tij në histori duke u bërë lojtari me më shumë gola për vendin e tij, duke ia kaluar iranianit Ali Daei.

CR7 arriti 133 gola në 216 paraqitje: i pari në Kampionatin Evropian 2004 kundër Greqisë (të cilin ai do ta fitonte më vonë). Ai ka shënuar kundër 48 kombëtareve të ndryshme por ende nuk ka “ndëshkuar” Anglinë dhe Italinë.

Messi, pas hat-trick kundër Bolivisë, është i pari në radhë: argjentinasi ka kaluar Daein duke arritur në 112 gola në 189 ndeshje.

Golashënuesit më të mirë me ekipet kombëtare: 

Cristiano Ronaldo, Portugali: 130 gola
Lionel Messi, Argjentinë: 112
Ali Daei, Iran, 109
Sunil Chhetri, Indi: 93
Mokhtar Dahari, Malajzia: 89
Romelu Lukaku, Belgjika: 85
Ferenc Puskas, Hungaria: 84
Ali Mabkhout, Emiratet Arabe: 83
Robert Lewandowski, Poloni: 82
Neymar, Brazil: 79 gol

Lajme të tjera

Lajmet e fundit