Golat që gjunjëzuan kampionët e Europës dhe tragjedia e Gramoz Palushit, që tronditi një komb

4 Shtator 2025
10:17
Alfred Lleshi
back button

Më 4 shtator 2004, si sot 21 vite më parë, Shqipëria shkroi një nga kapitujt më të mëdhenj të futbollit të saj, duke mposhtur 2-1 Greqinë, kampione e saposhpallur e Europës. Golat e Adrian Aliaj dhe Edvin Murati ia shtuan krenarinë një kombi të tërë, flamuri kuqezi u valëvit me emocion në çdo cep të vendit, por edhe ku jetonin e punonin shqiptarët.

Shqiperi 2-1 Greqi ||| Ndeshja qe asnje Shqiptar nuk e harron. |||

Fatkeqësisht, festa e këtij triumfi historik u pasua nga një ngjarje tragjike. Në Zakynthos të Greqisë, Gramoz Palushi, një tifoz 20-vjeçar shqiptar, u vra brutalisht vetëm për shkak të krenarisë që tregoi për fitoren e kombëtares kuqezi. Ai nuk ishte kriminel; por thjesht një djalë që e festoi me shpirt atë moment të madh të kombëtares shqiptare. Vrasja e tij zbuloi fytyrën e egër të urrejtjes, por kujtesa dhe gëzimi i asaj fitoreje mbeten të paharrueshme.

E vranë pasi festoi fitoren e Shqipërisë ndaj Greqisë, familja e Gramoz Palushit thyen heshtjen pas kaq vitesh (film) – 27.al

Super goli i Aliajt, banderola “këtu nuk është Portugali”, deti kuqezi që përmbyti kryeqytetin shqiptar para, gjatë dhe pas asaj ndeshjeje, janë momente që emocionojnë çdo bashkombas tonin edhe sot e kësaj dite. 4 shtatori 2004 kujtohet si dita e lavdisë së futbollit shqiptar, por edhe si një plagë që kërkon drejtësi dhe respekt për jetën e Gramoz Palushit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit