Golden State “leksion” Portland, pranë titullit kampion në Perëndim

19 Maj 2019
9:31
Telesport
back button

Skaudra e Golden State fitoi 110-99 ndaj Portland në finalen e tretë të play off-it mes dy ekipeve në Konferencën e Perëndimit, duke udhëhequr 3-0 serinë e takimeve. Kampionët e Warriors janë vetëm një fitore larg titullit kampion në Perëndim.

Sfida e tretë luajtur sot në Portland ishte me dy pamje, më e mirë për vendasit në pjesën më të madhe të lojës, që udhëhoqën deri në 18 pikë në periodën e dytë. Ai që shkëlqeu për skuadrën e Portland ishte McCollum me 23 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

Pikërisht atëherë kur nuk pritej erdhi përmbysja e Golden State, të cilit i mjaftoi perioda e katërt për të dominuar në fushë dhe fituar takimin. Curry realizoi 36 pikë, duke qenë lider në fushë. Mirë u paraqit edhe Green, që realizoi një “triple double”, me 20 pikë, 13 rebound e 12 asist.

Edhe sot mundoi Kevin Durant për Golden State, i dëmtuar, ashtu sikurse DeMarcus Cousins. Ndeshja e katërt do të luhet në fushën e Portland, që ka shansin e fundit për të rihapur garën për titull në Perëndim.

Konferenca e Lindjes – Finale Play off

Milwaukee – Toronto, (2-0)

Konferenca e Perëndimit – Finale Play off

Golden State – Portland, 110-99 (3-0)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit