Cleveland rikthehet te fitorja në NBA, duke mundur 128-100 New Orleans dhe mbrojtur kreun e renditjes në Lindje. 7 lojtarë të Cavaliers realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Ty Jerome me 29 pikë, që i bëri të pavlefshme 34 pikët e reeves për miqtë.
Pa probleme fiton edhe skuadra e Milwaukee, që mundi 122-106 Chicago, ndeshje ku Antetokounmpo realizoi 41 pikë. Houston, falë 31 pikëve e 12 rebound të Sengun, mundi 130-113 Indiana, duke ngjitur shkallët në renditje.
Në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit ngjitet ekipi i Golden State, që mundi 120-97 Atlanta. Wiggins me 27 pikë e Curry me 23 pikë bënë diferencën në fushë për skuadrën e Warriors.
Triumfon edhe skuadra e Clippers, që mundi 104-93 Orlando, ndeshje ku shkëlqeu Harden, autor i 24 pikëve. Nuk zhgënjen skuadra e New York, që falë 34 pikëve të Toëns mundi 133-122 Phoenix.
NBA-Rezultatet e sotme
Cleveland – New Orleans, 128-100
Milwaukee – Chicago, 122-106
Houston – Indiana, 130-113
Memphis – Philadelphia, 117-111
Oklahoma – Portland, 109-99
Golden State – Atlanta, 120-97
Phoenix – New York, 122-133
Clippers – Orlando, 104-93