Golden State pëson një tjetër disfatë, Oklahoma dhe Cleveland udhëheqin Konferencat përkatëse

4 Dhjetor 2024
8:24
Telesport
back button

Cleveland vijon sezonin fantastik në NBA, duke udhëhequr renditjen pas fitores 118-87 ndaj Washington. Ndeshje e dominuar nga Cavaliers, ku 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë (Mobley e Mitchell nga 19 pikë secili më të mirët).

Fiton edhe Milwaukee, 128-107 ndaj Detroit, ndeshje ku ku dyshja Antetokounmpo-Lillard realizoi 55 pikë së bashku. Skuadra e Dallas, falë 37 pikëve e 12 rebound të Luka Doncic, mposhti 121-116 Memphis, duke ngjitur shkallët në renditje.

Oklahoma rimerr kreun në Perëndim pas fitores 133-106 ndaj Utah Jazz. Jalen Williams me 28 pikë e Alkexander Shai me 26 bënë diferencn për Oklahomën. Pa probleme fiton Clippers, 127-105 ndaj Portland, sfidë ku u dallua Norman Powell me 30 pikë.

Humbja e pestë radhazi për Golden State, që u mund 119-115 nga Denver pas një loje të ekuilibruar. Të gjithë titullarët e Denver realizuan shifër dyfishe pikësh, ku vendimtar ishte Nikola Jokic, autor i 38 pikëve e 10 rebound.

NBA-Rezultatet e sotme

Charlotte – Philadelphia, 104-110

Cleveland – Washington, 118-87

Detroit – Milwaukee, 107-128

New York – Orlando, 121-106

Toronto – Indiana, 122-111

Oklahoma – Utah Jazz, 133-106

Dallas – Memphis, 121-116

Phoenix – San Antonio, 104-93

Denver – Golden State, 119-115

Sacramento – Houston, 120-111

Clippers – Portland, 127-105

Lajme të tjera

Lajmet e fundit