Goli i parë sezonal për Kristjan Asllanin vjen në Kupë nga goditja e këndit (VIDEO)

19 Dhjetor 2024
22:03
Telesport
back button

Marko Arnautovic dhe Kristjan Asllani e tërheqin Interin drejt çerekfinaleve të Kupës së Italisë. Zikalteirt e mbyllën pjesën e parë të ndeshjes ndaj Udineses me rezultat 2-0, falë dy golave te shenuar nga sulmuesi austriak dhe mesfushori i Shqiperise por qe sigurisht me nje Udinese qe ne mbrojtje sot ka qene me dhurata te verteta ne te dy rastet.

Per Arnautovic ishte nje dhurate e Udinese qe i hapi rruge Taremit per te asistuar, ndersa Asllani shenoi direkt ne goditje kendi mes mbrojtesit dhe portierit te Udineses qe nuk moren asnje vendim per te ndehyre por lane topin te shkonte ne rrjete ne shtyllen e dyte duke hapur syte te habitur.

Megjithate, teknika e realizimit per shqiptarin dallohet. Ky eshte goli i pare i shqiptarit qe sigurisht ka nevoje per injeksion besimi duke qene se po aktivizohet pak. Ai e nisi sot titullar ndaj Udinese.

Gjithashtu, moment frike në minutën e 41-të për shkak të sëmundjes së një tifozi dhe ndihmës nga mjekët.

GOLI I ASLLANIT – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit