“Goli i Yamal në moshën 16-vjeçare ishte i jashtëzakonshëm, nëse flasim për gjeni ai është i tillë”

10 Korrik 2024
8:37
Telesport
back button

Spanja është finalistja e parë e Euro 2024, falë fitores 2-1 me përmbysje ndaj Francës. Nacho, mbrojtësi i kombëtares spanjolle, ka dhënë deklaratën e tij për këtë sukses të merituar të skuadrës së trajnerit De La Fuente.

E dinim se kishte lojtarë brilantë në skuadrën franceze, por e dinim që edhe ne ishim po aq të mirë sa ata. Kur ishin në disavantazh dhe kërkonim një zgjidhje, më i riu në ekipin tonë doli me një gol fantastik”, tha Nacho.

Nëse flasim për gjeni në futboll ndoshta edhe Spanja ka një të tillë. Goli i Lamine, për një djalë 16-vjeçar, ishte i pabesueshëm! Jemi të lumtur por është një lumturi e kontrolluar”, tha më tej mbrojtësi spanjoll.

Më tej, veterani Nacho shtoi: “Kemi arritur vetëm gjysmën e rezultatit për të cilin ishim këtu, ende nuk kemi fituar asgjë. Jemi te lodhur pas kësaj sfide. Është koha për të pushuar, për të festuar dhe më pas shihemi në Berlin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit