Gotze dhe “tradhtia” ndaj BVB: Nuk do t’i harroj kurrë ata 60 tifozë që erdhën në stërvitje për të më fyer

10 Qershor 2024
15:05
Alfred Lleshi
back button

Karriera e Mario Götze, që kur shpërtheu si i ri te Borussia Dortmund, ka qenë si një xhiro me slitë. Problemet fizike dhe shëndetësore që e përndoqën ndër vite e kanë penalizuar shumë, pavarësisht kalimit te Bayern Munich me etiketën e një prej talenteve më të mëdhenj të futbollit gjerman të kohës.

Një transferim atëherë me vlerë 37 milionë euro, por tifozët e BVB nuk e kanë harruar kurrë atë tradhti. “Nuk do ta harroj kurrë kur atë ditë kur 60 tifozë erdhën në stërvitjen tonë vetëm për të më fyer. Isha 20 vjeç dhe kisha vendosur të largohesha nga Bayerni për arsye racionale, – thotë Mario Götze, i cili me kalimin e kohës duket se është bërë i vetëdijshëm se çfarë ndodhi.

– Vetëm pasi pata shumë kohë në dispozicion, arrita t’i vlerësoja dhe t’i kuptoja këto reagime. Tani, me pjekurinë që vjen nga mosha 32-vjeçare dhe besimin që ndjen pas një sezoni të mrekullueshëm me Eintracht i kuptoj më mirë të gjitha gjërat”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit