Granit Xhaka: Ajo që bëmë vjet me Leverkusen s’mjafton, duam më shumë këtë sezon

1 Gusht 2024
7:30
Telesport
back button

Granit Xhaka ende nuk është i kënaqur me atë që skuadra e Bayer Leverkusen arriti sezonin e fundit. Pas një viti thuajse të kënaqshëm, me triumfin e dyfishtë Bundesliga-Kupa e Gjermanisë, mesfushori zviceran dëshiron akoma më shumë suksese dhe akoma më shumë trofe.

Duam edhe më shumë. Jo vetëm këtë vit, por padyshim që duam të jemi në krye vitet e ardhshme. E dimë që presioni është pak më i lartë se vitin e kaluar. Kjo varet edhe nga ne, por duam të jemi në gjendje ta përballojmë mirë presionin”, tha Xhaka duke pranuar se në kampionat kundër Bayern Munichut do të jetë e vështirë.

Është e nevojshme që ne, lojtarët më me përvojë, të vendosim veten së bashku me të rinjtë dhe nuk duhet të mendojmë se gjithçka do të zgjidhet vetë”, tha Xhaka, që la Arsenal verën e vitit të kaluar për t’u transferuar në Leverkusen. “Për mua nuk ishte një hap prapa, por dy hapa përpara”, u shpreh mesfushori me origjinë shqiptare.

Kisha ndjenjën e saktë, duke diskutuar me trajneri Xabi Alonso se diçka e veçantë mund të ndodhë këtu në vitet e ardhshme”, tha 31-vjeçari i Leverkusen, që shkëlqeu edhe në Europian, ku pësoi një dëmtim: “Ishin pushimet e para me një dëmtim. Diçka krejtësisht ndryshe për mua, por tani jam mirë, s’kam dhimbje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit