Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina, gjatë intervistës së dhënë paraditen e sotme për “Radio Rai” është ndalur edhe tek angazhimet e ardhshme të kombëtares italiane, njëherazi te trajneri Luciano Spalletti.
Numri një i futbollit Italian tha: “Ne po ia nisim përsëri nga një turne i rëndësishëm. Duhet të jemi të vetëdijshëm se Italia duhet të kualifikohet në Kupën e Botës, ndaj Liga e Kombeve është fazë e një rrugëtimi 2-vjeçar.
Spalletti duhet t’ia fillojë përsëri nga grupi dhe nga vetëdija se kemi bërë një paraqitje zhgënjyese kundër Zvicrës. Kemi bërë gabime, i kemi analizuar së bashku me trajnerin. Duhet të përmirësohemi, por të gjithë së bashku.
Kjo arrihet duke qenë të përulur dhe të bashkuar, duke qenë vërtetë një ekip. Për këtë arsye rindërtimi i besimit brenda grupit dhe me tifozët është jetësor”.