Mason Greenwood po rikthehet në versionin e tij më të mirë. I transferuar për vetëm 26 mln euro tek Olympique Marseille, sulmuesi anësor po shkëlqen në Ligue 1.
Anglezi ka dalë nga akademia e Manchester United, por nuk ia doli të ruante një rol të rëndësishëm në Old Trafford, kjo edhe për arsye personale nga jeta e tij private.
Në vetëm 7 ndeshje, Greenwood deri tani ka shënuar pesë gola në Francë. Drejtuesit e Manchester United janë penduar për shitjen e tij, por nuk kanë shans ta rikthejnë.
Klubi që po shfaq interes për lojtarin është Liverpool. Daily Mail raporton se “Djajtë e kuq” janë gati të investojnë 60 mln euro për anglezin që në merkaton e janarit.