Greenwood pritet me protesta te Marseille: “Pika më e ulët në historinë e klubit”

19 Korrik 2024
11:21
Denis Hakanaj
back button

Nuk ka dyshim për cilësitë e Mason Greenwood, i cili rilindi si futbollist pasi sezonin e kaluar e kaloi në huazim te Getafe nga Manchester United ku u la jashtë skuadrës nga Ten Hag.

Lojtari u ngarkua me akuza të rënda për dhunë në familje dhe përdhunim nga ish-partnerja e tij, të cilat u pasuan edhe me një denoncim ndaj lojtarit, që më pas u tërhoq.

Një episod që e çoi karrierën e Greenwood në prag të dështimit, duke u gjetur jashtë Old Trafford dhe me një pikëpyetje të madhe për të ardhmen e tij në botën e futbollit.

Sot duket se në familje është rikthyer paqja dhe në fushë kanë mbërritur edhe rezultatet pozitive, ku i riu anglez është rikthyer nga eksperienca e mirë te Getafe me 10 gola dhe 6 asiste të cilat e kanë bërë një nga lojtarët e momentit në merkato, të paktën deri dje, ditën e nënshkrimit te Marseille e De Zerbi-t.

Marrëveshja u mbyll në bazë të 35 milionë eurove dhe një klauzolë për rishitjen e ardhshme të lojtarit të barabartë me 50% të një oferte të mundshme në të ardhmen. 22-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2029.

Deri më tani gjithçka është normale, praktikë e rregullt në merkato, por ajo që duhet theksuar në këtë rast është revolta sociale e tifozëve të klubit francez.

E kaluara e Greenwood nuk është rozë dhe sjellja e tmerrshme e anglezit ndaj ish-partneres së tij ka bërë që shumica e tifozëve të mos e presin mirë, shumë prej të cilëve nuk janë aspak dakord me një blerje të tillë, duke e cilësuar atë si “momentin më imoral” në të gjithë historinë e klubit.

“Ka gjëra shumë më të rëndësishme se futbolli… dhe respekti për gratë është një prej tyre!” ka shkruar një tifoz tjetër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit